E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua të fitoj me Arsenalin

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 09:02

Robin van Persie thotë se nuk do të konsiderojë mundësinë e largimit nga Arsenali, sepse fitimi i ndonjë titulli në ngjyrat e një klubi tjetër nuk do të kishte rëndësi të madhe tek ai, sikurse triumfi në Emirates Stadium.

Sulmuesi holandez, i cili kaloi një periudhë të gjatë të pjesës së parë të sezonit jashtë fushës për shkak të lëndimit, spekulohej se kërkohej nga Interi, pas shënimit të 12 golave në dhjetë ndeshje më 2011.

Mirëpo, Van Persie insiston se dëshiron të fitojë tituj me klubin të cilit iu bashkua në maj 2004. Topçinjtë do të kenë rastin ta bëjnë këtë në fundjavë, kur takohen me Birmingham City në finale të Carling Cup.

“Nuk kam nevojë të shkoj askund tjetër”, tha Van Persie për magazinën zyrtare të klubit. “Ky është ekipi më i mirë për mua. Fundja, dua të fitoj tituj me Arsenalin, jo më dikë tjetër. E di se mund të fitoni tituj në shtete të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme, por unë dua ta bëj atë në mënyrën tonë me fanellën e Arsenalit. Çka do që fitojmë këtu, do të vijë nga zemra dhe kjo është ajo çfarë dua. Është ëndrra ime dhe nuk ka kuptim të flas rreth skuadrave të tjera kur kam këto ëndrra. Mendoj se edhe të tjerët e dinë për mua, jam i uritur të fitoj me Arsenalin dhe kjo është e tëra”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›