E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefet e klubeve

Edhe pse është bindje e përgjithshme se pronarët e klubeve të futbollit janë persona rigorozë dhe të fuqishëm, në kohën e fundit ka filluar të përhapet një trend i përfshirjes së femrave në rolet udhëheqëse. Klube të ndryshme kanë femra presidente. Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 09:06

Gjithnjë e më shumë femra po vihen në krye të klubeve të futbollit.
Ngadalë, por sigurt, ato po marrin poste të cilat, deri vonë, konsideroheshin ekskluzivisht “punë burrash”.

Ka qenë në modë që misset e manekinet të përfshihen në botën e futbollit kryesisht si të dashura të futbollistëve. Por, tradita është thyer dhe shembuj jo të paktë e vërtetojnë këtë.

Ish-manekinja polake, Izabela Lukomska-Pizalska, është kryetare e klubit Varta nga Poznani. 33-vjeçarja seksipile, e cila ka pozuar edhe për “Playboy”, ka deklaruar se klubin do ta udhëheqë me “dorë të fortë” dhe ka paralajmëruar përforcime për sezonin e ri.

“E kam parë gjendjen në klub dhe iu kam premtuar të gjithëve se do të punoj shumë, në mënyrë që Varta të qëndrojë në ligën e dytë, kurse vitin e ardhshëm të hyjë në të parën. Nuk do të kem kurrfarë mirëkuptimi për dështimet”, ka theksuar ajo.

Kryetarja e re dëshiron që klubit t’ia kthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe tifozët nëpër tribuna.

Ajo ua ka mundësuar tifozëve që gjatë gjithë sezonit pranveror t’i ndjekin ndeshjet gratis, ndërkaq nga futbollistët ka kërkuar rregull e disiplinë. Para se të vijë në krye të klubit, ka udhëhequr me mjaft sukses një kompani ndërtimi.

Femrat që udhëheqin klube

Maria Teresa Rivero, Rayo Vallecano
Margarita Dreyfus, Marseille
Rosella Sensi, Roma
Francesca Menarini, Bologna
Patrícia Amorim, Flamengo
Karren Brady, West Ham
Lorraine Rogers, Tranmere
Delia Smith, Norwich City
Izabela Lukomska, Varta

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›