Griffin fiton garën e ngulitjeve

Ylli i LA Clippers, Blake Griffin për të fituar garën e ngulitjeve në NBA All-Star vikend u desh të kërcejë mbi një veturë derisa në sfond dëgjohej kënga “I believe I can fly”.
Griffin nguliti topin në hark me të dyja duart, pas asistimit nga bashkëlojtari Baron Davis, i cili ishte i ulur brenda veturës dhe e shërbeu nga shiberi. Griffin mposhti basketbollistin e Washington Wizards, JaVale McGee i cili u duk inferior ndaj tij.
DeMar DeRozan nga Toronto dhe Serge Ibaka nga Oklahoma City Thunder, po ashtu morën pjesë në garë. James Jones nga Miami Heat fitoi garën për tri pikë, ndërsa Stephen Curry nga Golden State triumfoi në garën e shkathtësisë.
Jones mposhti dyshen e Boston Celtics, Ray Allen dhe Paul Pierce duke shënuar 20 pikë në finale dhe fitoi në pjesëmarrjen e tij të parë. Ndërsa, Curry në finale mposhti yllin e Oklahoma Cityt, Russell Westbrook. Curry e përfundoi testin e gjuajtjeve, pasimeve dhe driblimeve për 28.2 sekonda, derisa Westbrookut iu nevojiten 44.2 sekonda.