Dua te jetoj atje po aq sa dua te jetoj edhe ketu

Kur e degjon qe flet nuk mund ta kuptosh nga e ka origjinen nga Shqiperia Kosova apo Maqedonia. Por Hajredin Ibrahimi nuk te le gjate te vrasesh mendjen. Ai ka lindur ne Korrite te komunes se Gostivarit ne Maqedoni. Rrefimin e jetes e nis ngadale. Im ate ka punuar ne Gjermani qe nga viti 1969. Nena dhe ne femijet ishim fillimisht ne fshat pastaj ne qytet per tu shkolluar dhe ne vitin 1987 erdha pas sherbimit ushtarak ne Gjermani per vizite.
Erdhi per vizite 25 vjet me pare kur shihej se Jugosllavise po i vinte fundi. Erdhi dhe mbeti ketu. Se pari bera nje kurs ne VHS per te mesuar gjermanishten- keshtu fillon jeta e nje migranti. Qe vazhdon me fillimin e studimeve ne degen e elektroteknikes ne Vupertal. Nuk shkoi shume kohe njoha dhe nusen me te cilen u martuam ne vitin 1990 dhe fillova te punoje edhe gjate semestrave edhe gjate pushimeve semestrale me perkthime per refugjatet.
Perkthimi e terheq me shume dhe fillon te ndjeke seminaret ne Institutin Gete per te marre diplomen ben regjistrimin si perkthyes i gjuhes shqipe dhe punon per Entin federativ per refugjate institucionet komunale apo administrative. Mijera vete kane njohur firmen e tij te perkthimit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift 2011
Ne vitin 1999 shume gjermane qe shkojne me pune ne Kosove duhet te zoterojne gjuhen. Mesimet i marrin nga Jahredin Ibraimin.
Ne vitin 2006 ai hap nje shkolle te gjemanishtes me te drejten e dhenies se diplomes se kurseve te gjermanishtes per njerezit qe marrin nenshtetesine apo lejeqendrimin ne Gjermani. Fillimisht ne Vupertal dhe me pas ne Dyseldorf.
Per jeten ne Gjermani
Une erdha ne fillim per vizite nuk isha dhe aq i kenaqur. Por duke kaluar koha enderronim per te permiresuar jeten. Mua me duket se jam i kenaqur ne Gjermani dhe po te kisha mundesine sot te zgjedh ku do te kisha dashur te jetoj mund te them se do te doja te jetoja atje po aq sa do te doja te jetoja edhe ketu. Sepse edhe ketu ka shume vlera pozitive te cilat i kam njohur nderkohe. shte liria abolute qe perjeton njeriu si individ dhe ka njefare anonimiteti qe nuk i intereson njeriu per shume gjera mund te jetosh i terhequr po ta kesh nevojen por edhe ti gezohesh lirise absolute qe ta mundeson shoqeria ketu. Ajo qe nuk i pelqen eshte ndikimi ne rritje i fese mes shqiptareve te Maqedonise.
Prinderit jane nderkohe ne pension. Me ta Hajredin Ibrahimi shkon nje here ne vit ne vendlindje. Ne jemi bere gjysem te ketuhes dhe gjysme te atjehes sepse po te shoh kur jemi me pushime eshte mire qe shkojme po eshte mire qe edhe ikim.
Autor Aida Cama
Redaktoi Vilma Filaj- Ballvora