E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me tonet qe nxjerr nga violina Rudens Turku shetit midis boteve

Sweet remembrance permban nje spekter te gjere muzikor nga periudha e romantizmit. Me vepra nga Beethoven Elgar Paganini Glazunov dhe Massenet.

Rudens Turku ka lindur ne Shqiperi ku ka filluar te mesoje te luaje violine ne moshen gjashtevjecare. I ati ka qene mesues violine ne shkollen e muzikes ne Durres. Ne moshen 14 vjecare ka ardhur ne Gjermani. Une kam pasur shume fat te futem ne klasen e vilones te Ana Chumachenco-s ketu ne Mynih. E rendesishme per mua nuk ishte karrierra por qe te behesha nje muzikant i mire nje violinist i mire dhe ky fat mu dha duke studiuar me kete profesoreshe fanstastike thote Rudens Turku. Ai u zgjodh nga profesoresha se bashku me nje tjeter mes 110 violiniste te tjere duke filluar keshtu studimet ne Shkollen e Larte te Muzikes dhe Teatrit ne Mynih. Bildunterschrift Rudens Turku

Kjo ka qene me 2006. Tani pjesen me te madhe te kohes Rudens Turku e kalon me koncerte. Vitin e ardhshem ai do te jape koncerte ne Angli Zvicer SHBA Azi Itali. Rudens Turku i kushton kohe edhe punes me te rinjte. Ne festivalet qe drejton marrin pjese shume pedagoge te njohur nderkombetare.

Festivali i pare dhe me i rendesishem eshte festivali i Starnbergut qe zgjat nje muaj e gjysme. Nje festival tjeter zhvillohet ne Piemont te Italise nje ne Austri nje afer Mynihut ne Tegensee dhe tjetri ne Thuringji numeron Turku. Aty ka gjate gjithe vitit mesues qe pergatisin te rinjte dhe te rejat per tu futur nje dite ne universitete ose studime. Aty marrin mesim ne teori solfezh violine muzike dhome. Vitin e ardhshem Turku eshte ftuar te jape mesim ne Music Institut ne ikago.

Rudens Turku shetit me tonet e tij midis boteve. Botet dhe ditet nuk i ngjajne njera tjetres do dite eshte e ndryshme. Koncertet festivalet Instituti ne Mynih jane gjera te ndryshme qe nuk te japin mundesine te besh nje jete normale sic e mendojne njerezit qe nuk jane muzikante thote ai. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rudens Turku

Ne Sweet remembrance zgjohen kujtime. Pjeset jane zgjedhur te tilla qe te mundesojne marrjen me vete te degjuesve ne ulje ngjitjet e jetes thote Turku ne nje interviste per mediat gjermane. Une dua ti transmetoj degjuesve ne keto miniatura te gjitha ndjenjat e shpirtit tim ti marr me vete dhe ti rikthej nga nje udhetim. E rendesishme eshte qe historite e mia te tregohen me shume ngjyra shpjegon ai i bindur se asnje instrument tjeter nuk i afrohet kaq shume zerit njerezor sa violina. Ai e di se cdo violinisti i degjohet zeri i brendshem kur luan.

Autor Aida Cama

Redaktoi VIlma Filaj- Ballvora

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›