E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Duam parate, deri ne fund te vitit"

Ish te perndjekurit politike, kerkojne qe te marrin te gjithe nga nje pjese demshperblimi financiar per vitet e burgut, brenda ketij viti. Duke cituar ligjin per demshperblimin e ish te denuarve politike, kryetari i shoqates per kete kategori, Kurt Kola, tha dje per gazeten "Koha Jone", se ashtu sic e thote edhe ligji, te gjithe ish te perndjekurit duhet te marrin nje pjese nga fondi per demshperblimin e tyre, sa do e vogel qe te jete ajo, brenda vitit 2009. "Aktualisht jane bere publik, 4 mije emra te ish te denuarve politike per te perfituar nga fondi i buxhetit te shtetit, demshperblim. Nga keta, vetem 2 mije emra jane pranuar nga qeveria per demshperblim, nderkohe qe jane 15 mije ata qe pretendojne dhe duhet te demshperblehen", u shprehe Kola. Sipas tij, eshte e pamundur qe te zbatohet ligji me keto ritme, sepse kur nuk jane demshperblyer as 4 mije, si mund te pritet qe te marrin nga nje pjese te vogel torte, te gjithe ish te denuarit per kete vit. Ai u shpreh se, cdo dite qe kalon ish te denuarit politike, irritohen edhe me shume sepse ligji i miratuar bujshem nuk po zbatohet. Kola theksoi se keste nga buxheti i shtetit nuk do te mund te marrin te gjithe, ashtu sic pritej kete vit. "Ne po na vdesin shpresat. Me keto hapa as per 80 vjet nuk do te mund te demshperblehemi financiarisht sic thote ligji, ne respekt te se drejtes tone", vijoi Kola. Sipas kreut te shoqates se ish te perndjekurve, te gjithe ata qe perfitojne nga ligji per denimet e kryera pa drejtesisht i kane plotesuar me detaje dosjet qe kerkohen. "Rreth 90 per qind e ish te denuarve i kane dorezuar dosjet, madje dhe plotesimet apo saktesimet e tjera te kerkuara. Ne vetem po presim me syte nga shteti", u shprehe Kola. Ai u ankua per procedura perzgjedhese dhe te njeanshme nga ana e Ministrise se Drejtesise. Sipas tij, ne jo pak here, ky institucion publikon emrat e atyre ish te denuarve politike partiake dhe militante, duke lene pas dore, ata qe mund ti konsiderojne si mbeshtetes te kundershtarit. E vetmja gje qe i ka mbetur ish te denuarve, sipas Koles, eshte te presin listat e emrave qe behen publike nga Ministria e Drejtesise. Ish i denuari politik, akuzoi ekzekutivin per procedurat e gjata dhe burokratike ne dorezimin e dosjes per perfitimin e demshperblimit, por edhe sorollatjet e medha, sic i cilesoi ai, qe funksionaret e Ministrise se Drejtesise po i bejne te gjithe personave te kesaj kategorie. Aktualisht ne Ministrine e Drejtesise vijojne procedurat me marrjen ne dorezim te dosjeve te ish te denuarve qe kerkojne te marrin demshperblimin financiar ne baze te ligjit. Ne rast se ky institucion merr nje vendim kunder tyre, atehere ish te denuarit mund te ankohen si per vendimin e marre, qofte edhe per shumen qe iu eshte caktuar.

4 Mije Emra ish te denuarish politik, beri publike dite me pare Ministria e Drejtesise, se do te perfitojne ne baze te ligjit per "Demshperblimin e ish te denuarve politike", shumen financiare brenda ketij viti.

Skema, si do ndahen parate per ish-te denuarit politike

Ligji per demshperblimin financiar te ish te denuarve politike, percakton qarte se fondi vjetor i buxhetit te shtetit per ta, ndahet ne menyre te barabarte tek te gjithe. Ne nenin 12, theksohet se sipas radhes se demshperblimit, fondet do te ndahen ne menyre te barabarte per te gjithe ish te denuarit politike dhe familjaret e viktimave te pushkatuara, me kusht qe vlera e demshperblimit gjate fazes se pare, te mos jete me shume se 1 milione leke. "I njejti mekanizem do te perseritet nje ose me shume here, deri ne shperndarjen e plote te shumes se demshperblimit per te gjithe ish-te denuarit dhe familjaret e viktimave. Asnje ish i denuar politik apo familjar, nuk mund te demshperblehet jashte ketij mekanizmi", thuhet ne ligjin per demshperblimin e ish te denuarve politike.

Udhezimi, dokumentet shtese qe duhen per demshperblimin

Se fundmi, qeveria nxori nje udhezim te ri per procesin e shperndarjes se demshperblimit te ish-te perndjekurve politike. Ne udhezim, kerkohet qe te gjithe ata ish te denuar politike qe kane probleme dhe iu kerkohet plotesimi i dosjes me dokumente shtese, duhet te japin te sakte, numrin e dosjes dhe daten e regjistrimit te saj ne Ministrine e Drejtesise. Hap ky, i cili mundeson menjehere plotesimin e dosjes se ish te denuarit politik apo familjareve te tyre, me dokumentet e nevojshme dhe dorezimin per marrjen e fondit te demshperblimit financiar. Ne kete proces, behet e qarte, se te gjithe ata ish te perndjekur qe kane perfituar deri me sot nga ndonje ligj i meparshem demshperblimi, shuma apo perfitimi do t'u zbritet nga fondi ne total qe perfitojne si demshperblim me ligj. Per kete, ish te denuarit politike, duhet te plotesojne dy formulare. Nje ku te saktesojne nese kane perfituar me pare vlere monetare apo jo si demshperblim dhe ne te dytin nese kane marre ndonje leter me vlere apo pasuri tjeter te patundshme po si forme demshperblimi. Deklarimi i te dhenave te rreme, i heqe te drejten ish te denuarve, te marrjes se demshperblimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›