E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora Wave 2009": Sigurohet ardhja e Aerosmith ne Shqiperi

Ne sitin zyrtar te grupit nuk figuron asnje koncert ne vendin tone. Ne daten 13 Gusht, njoftohet se Aerosmith kane koncert ne Calgary te Kanadase

Bregdeti i Vlores do te ndizet nga sot e deri me 16 Gusht, nga zerat e kengetareve te njohur ne mbare boten. Mjafton te permendim vetem grupin legjendar Aerosmith, i cili sipas organizatoreve te "Vlora Wave 2009", ka konfirmuar pjesemarrjen ne naten e dyte te ketij evenimenti, pra me 12 Gusht. Megjithate, ne sitin zyrtar te grupit te rrokut nuk thuhet asgje. Madje, njoftohet se ne daten 13 Gusht, Aerosmith kane koncert ne Calgary te Kanadase, koncert per te cilin ka nisur kohe me pare procesi i shitjes se biletave. Me nje logjike te thjeshte, do te tingellonte disi absurde qe ne daten 13 Gusht Aerosmith te niseshin nga Shqiperia, e qe po ate mbremje te ishin te pergatitur per koncertin qe do te zhvillohet ne stadiumin McMahon ne qytetin Calgary, AB, Kanada. Ne fakt, sipas raportimeve te medieve boterore, duket te jete pak e dyshimte paraqitja ne koncerte e aferta, e liderit te ketij grupi, Stiven Tyler, i ati i aktores Liv Tyler; per shkak se pak dite me pare ai pesoi nje demtim serioz ne qafe, ndersa ra nga skena gjate nje koncerti ne Dakoten e Jugut ne SHBA. Megjithate, organizatoret siguruan se gjithcka do te shkoje sipas parashikimeve. Organizimi i festivalit do te mbaje vulen e Giancarlo Passarella, i cili do te jete drejtor artistik. Ai mban mbi supe disa eksperienca te rendesishme si psh., ne MTV, Musica News dhe se fundmi si autor-regjisor ne RAI. "Qellimi i ketij festivali eshte promovimi i muzikes. Eshte siguruar pjesemarrja e etiketave te disa shtepive diskografike me artistet qe do te promovojne disa nga albumet e momentit. Aktiviteti do te celet me grupin "La fame di Camilla", te cilet vijne nga nje bum diskografik ne Itali, ndersa kengetari eshte shqiptar, Ermal Meta nga qyteti i Fierit", tha Arlind Hajro, nje nder organizatoret e ketij evenimenti. Per te kaluar me pas me Pink Cake e Aerosmith, Hamada Chadli, Nobraino, Silenzio e Sexy, Mister Tuka Pox, pa harruar edhe emra shqiptar si Bojken Lako, i cili do te promovoje albumin e tij gjate diteve te festivalit, madje do te dhuroje dhe disa nga kopjet e ketyre albumeve. Nje tjeter artist shqiptar qe ka konfirmuar pjesemarrjen eshte Redon Makashi, Aleksander Gjoka, Alban Skenderaj, Orinda Huta, Product 28 etj. Arlind Hajro, beri te ditur per gazeten, se dy kengetaret italiane, Alexia dhe Marco Masini, nuk do te mund te vijne me performancat e tyre per publikun shqiptar, pasi me ta nuk u ra dakord per shumen e pageses, pasi kerkonin nga 30 mije euro. Ky festival konsiderohet si nje nga me te rendesishmit ne Ballkan.

Tuna, ironi me thashethemet e jetes se saj dashurore

Kengetarja shqiptare qe jeton ne Maqedoni, Altuna Sejdiu, ka mohuar thashethemet e fundit se asaj i eshte rikthyer ish-i dashuri, Ledri, ose se eshte dashuruar me nje djale tjeter. Lidhja e Tunes me Ledrin, anetar i grupit te muzikes rep "Skillz", perfundoi qe vitin e kaluar. Kengetarja me pas nisi nje lidhje me Merti Asllanin, vellane e kengetarit Bertan Asllani, por edhe kjo lidhje deshtoi. Me pas, disa media shkruan se ajo eshte rikthyer me Ledrin, bazuar ne informata nga burime te aferta me Tunen. "Nuk e di kush eshte ky "burimi i afert i imi", qe ka thene kete, por nuk ka asgje te vertete ne kete deklarate. Deshiroj ta shfrytezoj rastin per ta pershendetur "burimin' e afert", ka qeshur Tuna ne emisionin "By Moon" te TV 21 ne Kosove, duke mohuar keshtu thashethemet mbi jeten e saj sentimentale. Kengetarja me past ka komentuar edhe nje thashetheme tjeter me te hershem, se eshte "e dashuruar ne nje djale tjeter" duke thene, "Nuk e kuptoj se si dikush mund te shkruaje "e dashuruar". Ne qofte se te kane pare me dike eshte dicka tjeter, por te thuash 'e dashuruar ne dike' eshte tjeter. Ketu jane ne pyetje emocionet dhe nuk e di se si dikush i dallon emocionet e mia. Ndoshta edhe ky eshte ndonje 'burim i afert'", ka shtuar me tej Tuna.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›