E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytje ne Tirane, del nga shtrati Lana

U deshen vetem 30 minuta reshje te pazakonta e te dendura te shiut ne kryeqytet qe te bejne qe te dale nga shtrati i tij lumi i Lanes. Si rezultat i prurjeve te shumta, lumi ka dale nga shtrati duke permbytur disa zona perreth tij. Permbytje ka patur edhe ne zona te tjera te Tiranes. Disa rruge jane bere te pakalueshme pasi jane mbushur me uje. Kaos dhe trafik ne rruge. Ne shkollen teknologjike ka qene dhe pika me problematike. Mesohet se eshte permbytur serish parkingu ne rrugen e Elbasanit, ne te cilin jane mbuluar nga uji disa makina. Permbytje ka patur edhe tek parku i autobuseve, ne rrugen Todi Shkurti dhe ne sheshin Avni Rustemi. Situate e ngjashme ndodhi edhe perpara nje muaji kur per shkak te shirave te dendur u permbyten rruget dhe lagjet e kryeqytetit. Mjafton me pak se nje ore shi per te permbytur zona te tera ne Tirane. Dhe nje situate e tille po perseriten ne menyre periodike, duke nxjerre ne pah defektet ne rruge, por dhe nderhyrjet e paligjshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›