Malaj: PS, si mund te dale nga kriza
Eksponenti i Partise Socialiste, Arben Malaj, i cili ka shpallur kandidaturen e tij per kryetarin e partise ku ai ben pjese, vlereson se po harxhohen energji per firma dhe rezoluta, qe nuk ndikojne ne daljen nga kriza. Ne nje interviste te dhene per mediat, anetari i kryesise se selise roze, thekson se ne vizionin e tij, kjo krize duhet te sjelle zgjidhje dhe mundesi te re per garat e ardhshme zgjedhore. Gjate prononcimit te tij ai ben te ditur per here te pare pikat kryesore, se ku do te bazohet platforma e tij per lidershipin e ardhshem, qe do te mund te conte dhe perballjen e kesaj partie me sfidat e reja. "Eshte e pafalshme qe jemi fokusuar kaq shume tek rezolutat kur duhet te fokusohemi tek nje gare e brendshme ne parti, e cila krijon me shume transparence per gjithe zhvillimet tona, marrin pjese me shume kolege, me vizion te ndryshem, po me perkushtim te njejte dhe ne jemi me bindes ne elektorat", vlereson situaten brenda kampit socialist, Arben Malaj. Ai thekson se partite politike nuk demtohen nga gara dhe nga konkurrenca qe mund te kete brenda nje partie per individe qe duan te drejtojne. Sipas tij, partite politike demtohen nga solidariteti i semure apo nga keqperdorimi i autoritetit te kryetarit apo te te zgjedhurve ne forumet e saj. Ndersa per sa i perket platformes se tij qe do te prezantoje ne Kongresin e Jashtezakonshem eshte i perbere nga tre pika kryesore, ku edhe do te perqendrohet. "Partia Socialiste, pa nje vizion te qarte, pa koalicione ne rritje dhe pa nje lidership qe i maksimizon te gjithe aktoret e saj dhe jo thjesht ka nje pushtet absolut ne "doren" e tij, do te jete e veshtire qe ne, te jemi optimiste ne sfidat e ardhshme te Partise Socialiste", sqaron zyrtari socialist. Ne vizionin e Malaj, ne rrugen e re tashme ne opozite, kryetari i ardhshem i PS-se padyshim qe do te kete rol kyc. Sipas tij, eshte momenti qe te kete nje lider qe te jete i barabarte mes te barabarteve. "Une besoj se nje lider i PS nuk duhet te jete ai qe gjen epitetin me te bukur ne nje perplasje mediatike me mazhorancen, por krijimin e ekipeve", u shprehe Malaj. Ne fund te fjales se tij, ai iu beri thirrje te gjithe figurave te Partise Socialiste, qe te behen pjese e zgjidhjes se kesaj krize, qe erdhi nga humbja me 28 qershor.
PLATFORMA
"PS, pa nje vizion te qarte, pa koalicione ne rritje dhe pa nje lidership qe i maksimizon te gjithe aktoret e saj dhe jo thjesht qe ka nje pushtet absolut ne "doren" e tij, do te jete e veshtire qe ne, te jemi optimiste ne sfidat e ardhshme te PS", tha Malaj.
PLATFORMA
"PS, pa nje vizion te qarte, pa koalicione ne rritje dhe pa nje lidership qe i maksimizon te gjithe aktoret e saj dhe jo thjesht qe ka nje pushtet absolut ne "doren" e tij, do te jete e veshtire qe ne, te jemi optimiste ne sfidat e ardhshme te PS", tha Malaj.