E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duam përfaqësues ligjor në raste konfrontimesh

Pak ditë më parë, në zyrën e Kryeministrit Berisha ka mbërritur një letër e 98 mjekëve të spitalit "Nënë Tereza" dhe profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë. Në kërkesat e tyre mjekët kanë kërkuar një menaxhim më të mirë të fondeve dhe reformim të ligjeve bazë të sistemit shëndetësor. "Gjendja është aq e rëndë sa që mes pacientëve është krijuar një frymë mosbesimi kundrejt mjekëve. Ndihemi të fyer, të denigruar", shkruhet në letër.

Mjekët kërkojnë ndihmë nga Kryeministri Berisha për rritjen e financimit shëndetësor, zgjidhjen e një modeli për funksionimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore, politika të qarta të financimit, kufizim të kompetencave të Ministrisë së Shëndetësisë në disa fusha, sidomos për investimet e mëdha. Mjekët i kërkojnë Berishës të ketë ndryshime në administrimin e situatës shëndetësore. Popullata duhet të kryejë kontrolle të vazhdueshme për formulimin e ligjeve dhe strategjive, duhet të dëgjohet edhe fjala e profesoratit. Mjekët kërkojnë po ashtu mbrojtje të tyre në rast konflikti me pacientët. Ata janë gati që nga rroga e tyre t‘u mbahet një përqindje, në mënyrë që të paguhet edhe përfaqësimi ligjor i tyre në raste konfliktesh.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›