Ndoka: Klinika e mjekut plotësonte kriteret
Klinika e mjekut Xhevair Hoxhallari plotësonte të gjitha kriteret për të ofruar shërbim shëndetësor. Klinika ka qenë e specializuar në ORL. Dje në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka pohuar faktet e mësipërme duke theksuar dhe njëherë se specialistët e ministrisë kanë certifikuar klinikën si të rregullt, duke kryer kontrolle si në infrastrukturë, ashtu edhe në dhënien e shërbimit të specializuar.
Mjekët përgjegjës për gabime duhet të hetohen dhe duhet të dalë e vërteta. Sipas ministrit, pranohen gabimet njerëzore dhe nëse rasti i vajzës mund të jetë një gabim mjekësor apo jo duhet të vërtetohet nga Mjekësia Ligjore dhe hetimi i prokurorisë.
"Gabimet mjekësore ekzistojnë, incidenca e vdekjes njihet, teorikisht njihet edhe gabimi mjekësor", tha ministri. Sipas tij, shëndetësia siguron opinionin publik se për vendime të mëtejshme lidhur me rastin e Matilda Petritit do të presin edhe rezultatet e prokurorisë, e cila po heton këtë çështje për të marrë vendimin e duhur.