Klinikat private do të kenë rregulla të reja licencimi
Do të ketë procedura të reja për licencimin e klinikave private. Lajmi është konfirmuar nga zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Sipas tij, me ligjin aktual klinikat dhe laboratorët privatë kontrollohen një herë në vit. Pas rezultateve të Mjekësisë Ligjore dhe hetimit të prokurorisë do të vendosen konkretisht të gjitha ndryshimet. Por pas diskutimeve të shumta për kushtet në të cilat ofrohet shërbim shëndetësor nga ana e klinikave private është vendosur një reformim në listën e procedurave të licencimit të tyre.
Konkretisht, Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se do të ndryshojë procedurat e dhënies së licencave për 198 klinikat private të licencuara prej saj. Zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, ka theksuar se këto ndryshime do të vijnë menjëherë pas rezultateve të hetimit administrativ të nisur pas vdekjes së 17-vjeçares nga Korça, e cila u operua nga bajamet në një klinikë private, ku sipas të afërmeve nuk plotësonte kushtet e infrastrukturës ashtu siç duhet. Për rastin e 17-vjeçares, Ministria e Shëndetësisë ka nisur hetimin administrativ për procedurat e ndjekura në klinikën private. Ivanaj ka kërkuar të ndalet stigma ndaj mjekëve, por secili specialist duhet të mbajë përgjegjësinë që i takon.
"Në bazë të ligjit ekzistues, klinikat private kontrollohen një herë në vit, në prag të rinovimit të licencës", sqaroi zv/ministri. Sipas tij, ka ardhur koha që mënyra e licencimit dhe rilicencimit të ketë rregulla të reja dhe kritere të reja certifikimi.