Duam varreza greke në Pogradec
Share
Një nga organizatat më të njohura greke për mbrojtjen e Vorio Epirit, SFEVA, ka kërkuar një varrezë greke edhe në zonën e Pogradecit, raporton GSH. Kërkesa e tyre është bërë gjatë një vizite që kanë bërë përfaqësues të kësaj organizate në Korçë e më pas në Pogradec, nën shoqërinë edhe të konsullit grek të Korçës. Ne shpresojmë dhe dëshirojmë që qeveria greke të nisë punën për të krijuar varrezat zyrtare në këtë zonë, e cila është e mbushur plot me eshtra heronjsh, thuhet në një njoftim të SFEVA-s.
Ndërkohë GSH raporton se edhe një prift grek ka mbërritur në Pogradec për të mbledhur eshtrat e ushtarëve grekë.