E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallkimi i aksidenteve ka zënë Elbasanin, katër viktima brenda pak orëve

Share

Nuk kanë të sosur lajmet e këqija që vijnë në Elbasan për aksidentet. Kësaj here janë katër viktima brenda pak orësh. Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin e Elbasanit. Tre të vdekur dhe tre të plagosur rëndë është bilanci tragjik që u shkaktua nga përplasja e një mjeti me një shtyllë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Lizës, ku mjeti tip Mini Cooper me targa të huaja CFE 576EN që kishte si pasagjerë 6 të rinj, është përplasur me një shtyllë, duke shkaktuar sërish një tragjedi në rrugët e Elbasanit.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit, të vdekur kanë mbetur Taulant Haxhiaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, Roland Xhaferri, 26 vjeç dhe Spartak Bakalli po 26 vjeç.

Ndërkohë, një aksident tjetër ndodhi më herët në aksin nacional  Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas, ku shtetasja Ike Xhakoi, rreth 65 vjeç, u përplas nga një kamion me targa BR 5528 A dhe humbi jetën menjëherë.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme dhe policia arrestoi drejtuesin e kamionit që shkaktoi këtë aksident me pasojë vdekjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›