E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi: “Kam bërë seks me dy vajza”

Karim Benzema mohoi para prokurorëve se ai kishte pasur raporte seksuale me prostitutën minorene Zahia Dahar, ndërkohë që Frenk Riberi, e kufizua duke ritheksuar se nuk e dinte që vajza ishte minorene dhe as prostitutë, por se pranoi se kishte bërë seks me të dhe një shoqen e saj. Pohimet e yllit francez të Bajernit të Munihut u publikuan nga gazeta franceze “Le Parisien”. “Nuk kam folur me të, madje as nuk ma prezantuan”, - tha Benzema. “Nuk e njoh këtë vajzë”, - shtoi sulmuesi e Real Madrid gjatë pyetjeve të 20 korrikut. Por përse vajza pretendon të kundërtën? “Nuk e di, ndoshta për të dalë në tv, për të tërhequr vëmendjen e shtypit. Nuk është problemi im. Në çdo rast, unë di se nuk e kam prekur”, - u përgjigj futbollisti.

“Po kam pasur raporte seksuale me Zahian”, - konfirmoi Riberi, duke iu referuar takimit të vitit 2009 në Munih, të organizuar nga një i afërt i lojtarit, Kamel R, tashmë në hetim. “E organizoi ai udhëtimin, hotelin, avionin, taksinë. Por, unë i kam paguar të gjitha”, - shtoi Riberi. “Zahia erdhi me një vajzë”, -tha Riberi. Kamel R i pagoi vajzat, por më pas lojtari i Bajernit e rimbursoi atë. “Për të mos lënë gjurmë dhe që gruaja të mos e merrte vesh”, - shpjegoi ai.

“Kamel dhe unë bëmë seks me të dyja vajzat, i ndërruam partneret gjatë mbrëmjes. Më pas i lashë dhe shkova te shtëpia e Kamelit”. Dy vajzave ai u kishte dhënë 100 euro dhe jo 700 siç kishte thënë Zahia. “Është fals, ajo gënjen”, - tha Riberi. E njëjta shumë iu dha vajzës pas natës së dytë dhe të fundit që kaluan bashkë. “Kisha paguar tashmë avionin, hotelin dhe restorantin. Më kishte kushtuar tashmë shumë”, - u justifikua Riberi. Më në fund konkludoi: “Nëse do ta dija se ishte minorene nuk do të kisha bërë seks me të”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 28 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›