E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zubin Potok, shpërthim në pikën kufitare të portës 31



Një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës, në pikën kufitare të portës 31, në Brnjak, të Zubin Potokut.

Në bazë të raporteve të para policore mësohet se eksplozivi, llojit i të cilit ende i papërcaktuar dhe të shtenat nga armë automatike të shkrehura nga persona ende të paidentifikuar, kanë shkaktuar dëme materiale në një automjet të EULEX-it dhe kontejnerë të policisë së Kosovës.
Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Policia e Kosovës bashkë në bashkëpunim me policinë e EULEX-it, po zhvillon hetimet.

Pika kufitare në portën 31, Brnjak, qëndroi e mbyllur disa orë në të dy kahët e qarkullimit nga momenti i incidentit dëri në përfundimin e ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Kjo pikë kufitare tani është e hapur për qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›