E Diel, 1 Nëntor 2026

Dubai i zhytur në borxhe, i jepet 10 miliard dollarë ndihmë

Dubai,po merr një paketë ndihmash të minutës së fundit për shkak të borxheve të mëdha shumë borxhe. Kjo paketë prej 10 miliard dollarësh është ofruar nga Abu Dabi dhe pritet të lehtësojë shqetësimet e investitorëve në mbarë botën. Të dy vendet bëjnë pjesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lajmi u bë i njohur në të njëjtën ditë, kur Kompanisë Shtetërore Dubai World iu kërkua të paguajë këstin prej 3,5 miliardë dollarësh të borxhit të tij. Kjo kompani muajin e kaluar bëri që tregjet e aksioneve të bien ndjeshëm, pasi deklaroi se nuk do të mund ta paguante në kohë huanë prej 60 miliardë dollarësh.
Analistët theksonin se mospagimi i borxhit mund të çonte në një tjetër goditje për ekonominë globale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›