“Eagle Mobile”, ul tarifat për thirrjet me jashtë dhe me operatorët e tjerë celularë
14/12/2009 Oferta deri më 31 janar 2010 për abonentët me parapagesë dhe me kontratë
Oferta më e re e “Eagle Mobile” vjen këtë fundvit për të uruar më shumë të miq e të afërm në Shqipëri dhe jashtë saj, duke përfituar çmimet më të arsyeshme. Kompania vazhdon të surprizojë me çmimet mjaft të leverdishme dhe shërbimet e saj për të gjithë abonentët e “Eagle Mobile”. Me ofertën e re të fundvitit që nisi më 13 dhjetor 2009 “Eagle Mobile” ka bërë përfitues si abonentët me parapagesë, ashtu edhe ata me kontratë. Kjo ofertë u mundëson atyre tarifat më të ulëta për thirrje ndërkombëtare dhe drejt operatorëve të tjerë celularë në Shqipëri. Të gjithë abonentët me parapagesë do të përfitojnë tarifa të ulëta sa herë kryejnë rimbushje që nga dita e lançimit të ofertës. Pasi të kenë kryer rimbushjen e parë prej 1 000 lekësh abonentët me parapagesë do të kenë mundësi të komunikojnë me 49 lekë për minutë (pa TVSH) drejt të gjithë vendeve të botës dhe me 19 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë në vend. Nëse rimbushja e parë bëhet në sasinë 2 000 lekë, abonenti do të komunikojnë me 39 lekë për minutë (pa TVSH) drejt të gjithë vendeve të botës dhe me 15 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë në vend. E nëse rimbushja e parë do të jetë 5 000 lekë ata do të komunikojnë me 29 lekë për minutë (pa TVSH) drejt të gjithë vendeve të botës dhe me 14 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve GSM në vend. Krahas kësaj, për të gjithë abonentët e planeve tarifore me kontratë, thirrjet do të kushtojnë 39 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt të gjithë vendeve të botës dhe 14 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë në vend. Kjo ofertë do të zgjasë deri më 31 janar të vitit 2010 do të bëjë që të gjithë abonentët e “Eagle Mobile” kudo që ndodhen të kenë mundësinë të urojnë festat pa numëruar minutat e tyre. Çdo abonent do të njoftohet me një SMS për aktivizimin e ofertës dhe çmimet mjaft të leverdishme që do të përdorë.