E Diel, 1 Nëntor 2026

Dubai mund të kërkojë arrestimin e kryeministrit izraelit

Hamasi ka fajësuar Izraelin për vrasjen e Mahmoud al-Mabhouh, një nga komandantët kryesorë të lëvizjes islamike në kohën që qëndronte në  Dubai. Ndërkohë Izraeli ka refuzuar të përgjigjet për akuzën e mësipërme.Policia e Dubait dyshon në një bandë kriminale të huaj për vrasjen e al-Mabhouh, si edhe po sheh mundësinë e përfshirjes në të të shërbimit sekret hebre, Mosadit."Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, do të jetë i kërkuari i parë nga drejtësia, pasi mund të ketë qenë nënshkruesi i vendimit për të vrarë al-Mabhouh në Dubai. Ne do të lëshojmë një mandat arresti për të'', theksojnë autoritetet policore të Dubait.                                                                                                     

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›