E Diel, 1 Nëntor 2026

Dublim filmit "Skënderbeu", gati projekti për të sjellë një të folur moderne

Këtë shqipe sa arkaike aq edhe të kulluar të "Skënderbeut", veshët tanë nuk do ta dëgjojnë dot sepse në erën e re të dublimit zërat do të ndryshohen me të folurën e sotme letrare. Në vitet 50-të dublimi i filmit është bërë me aktorët e atëhershëm, që sapo kishin filluar të punonin, përjashto këtu Naim Frashërin e Kadri Roshin apo këngën e basit të njohur Lukë Kacaj në zërin e plakut që nuk shikon. Por projekti i ri
pas 60 vjetësh, i Dhimitër Anagnostiti dhe Pirro Milkanit flet për ridublimin në shqip të vërtetë të zërit, përpunim të kolonës zanore dhe restaurimi të figurës. Regjisori Alfred Bualotit mendon se kemi studio dublimi dixhitale dhe aktorë mjeshtra të dublimit, të cilët do të arrijnë nivelin e mesores së artë për ta sjellë për të gjithë brezat e shikuesve këtë film pa humbur vlerat autentike. Pra të ruhet ngjyresa e zërit të personazheve dhe tingëllima e fjalive.

Ky projekt, i cili për momentin është në fillimet e tij, do të dojë pak kohë të realizohet ndërsa shqiptarët do të vazhdojnë ta shikojnë "Skënderbeun", që vjen nga gjysmë shekulli më parë edhe të dubluar në gjermanisht në mënyrë tejet profesionale.

Kërkimi fillon në arkivat ruse për regjisorin Milkani sepse negativi i filmit ekziston në Arkivin Shtetëror të Filmit në Rusi duke gjetur fonogramat ose pllakat e zërit. Por pavarësisht përpjekjes për rimarrjen e simbolikës së heroit në kinemanë shqipe, shumë aktorë e shohin këtë iniciativë disi skeptikë duke e krahasuar me të parit e filmave të Caplinit me zë në vend të muzikës ose leximin e "Lahutës së Malcisë" apo Mjedës në gjuhën letrare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›