E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murdoch kërkon falje

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 13:30

Rupert Murdoch ka kërkuar falje për viktimat e përgjimit të telefonave nga njëri nga tabloidët e tij dhe ka pranuar dorëheqjet e dy shefave ekzekutivë të gazetës, Rebekah Brooks dhe Les Hinton.

Magnati me seli në SHBA u ka kërkuar personalisht falje prindërve të nxënëses së vrarë, lidhur me atë që duket se tabloidi "News Of the World", atëherë i redaktuar nga Brooks dhe mbikëqyrur nga Hinton, kishte përgjuar në vitin 2002 porositë me zë të vajzës së zhdukur.

Murdoch do të kërkojë falje për “keqpërdorimet serioze” të "News of the World," në një faqe të plotë të dedikuar për reklama e të nënshkruar nga ai, në gazetat kryesore kombëtare të Britanisë.

"News of the World", ka përgjuar ilegalisht porositë me zë të mijëra njerëzve, përfshirë këtu edhe zyrtarët, anëtarët e familjes mbretërore dhe viktimat e sulmeve terroriste në Britani dhe në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›