E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kerkon anulimin e takimit Obama-Dalai Lama

Kina po i kërkon SHBA-ve që të anulojnë takimin e parashikuar për sot në mes të presidentit Barak Obama dhe Dalai Lamës, liderit shpirtëror tibetian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei tha se një takim i tillë është ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të premten vonë, se takimi “thekson mbështetjen e fuqishme të presidentit për ruajtjen e identitetit unik fetar, kulturor dhe gjuhësor si dhe mbështet mbroijtjen e të drejtave të njeriut për tibetianët”.

Po ashtu thuhet se presidenti do të theksojë mbështejen e tij për dialog në mes të përfaqësuesve të Dalai Lamës dhe qeverisë kineze, për të zgjidhur dallimet mes tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›