Dugolli: Kuvendi të diskutojë rastin Kurti
Në seancën e dytë prej që është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, Bujar Dugollit, si deputet i pavarur i është kujtuar shoku i vjetër i lëvizjes studentore - Albin Kurti.
Ai ka kërkuar para ligjvënësve që të diskutohet për procesin gjyqësor ndaj Kurtit dhe të kërkohet që policët rumunë që vranë dy protestues në protestën e 10 shkurtit 2007, të vihen para drejtësisë.
Dugolli ka konsideruar se është shumë i padrejtë gjyqi ndaj Albin Kurtit, proces të cilin ai e konsideron si politik, andaj ka theksuar se është në interes të vendit që kjo çështje të futet në rend dite në këtë seancë ose në seancën vijuese.
“Më 10 shkurt 2007 në një protestë të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ u vranë dy qytetarë dhe u plagosën mbi 80 të tjerë. Nga një hetim rezultoi se ishte policia rumune përgjegjëse. Ndërkohë, ende vazhdon procesi politik ndaj Albin Kurtit. Konsideroj se kjo është e padrejtë dhe konsideroj se kjo çështje duhet të futet në rend dite dhe të diskutohet si çështje e rëndësisë së veçantë në këtë seancë ose në seancën vijuese”, është shprehur Dugolli.
Megjithatë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka mohuar mundësinë e futjes në rend ditë të kësaj çështje, duke thënë se duhet të respektohet ndarja e pushteteve dhe nuk mund të paragjykohet mendimi i gjykatës, raporton KosovaPress.