E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon do të vizitojë Serbinë

Pas vizitës së shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton në Beograd javën e kaluar, shefi i EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon do të qëndrojë në kryeqytetin serb më 2-3 mars me ç’rast do të mbajë takime me ministrin për Kosovë, Goran Bogdanoviq dhe me zyrtarët e tjerë serbë.

Kjo është bërë e ditur të enjten nga zëdhënësja e misionit EULEX, Karin Limdal, sipas së cilës temë e diskutimeve në Beograd do të jenë çështje që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë.

“Autoritetet e Kosovës janë informuar lidhur me këtë vizitë, objektivi i të cilës, në mesin e shumë objektivave të tjera, do të jetë kthimi i funksionimit të duhur të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicën Veriore”, ka thënë Limdal. /kosovapress/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›