Ylber Hysa flet për strategjinë

Koordinatori i Strategjisë së Veriut, Ylber Hysa, ka thënë se dokumenti i hartuar nga Qeveria dhe ICO’ja do të realizohet me mjete politike. Sipas tij, Beogradi zyrtar do ta vështirësojë punën në veri, meqë ai do që të faktorizohet për të krijuar përfitime.
“Strategjia është një bashkërenditje e të gjitha veprimeve që kanë për qëllim integrimin e kësaj pjesë në Kosovë. Në këtë aspekt, unë nuk besoj se EULEX-i, BE-ja apo NATO-ja të jenë kundër në disa nga paraqitjet e tyre, përfshirë edhe të gjitha ato vende që e kanë njohur Kosovën, ku nuk vihet dyshim që kjo pjesë duhet të integrohet në Kosovë”, ka thënë ai për BBC.
Sipas tij, parimi i dytë është realizimi i strategjisë me mjete politike.
“Këto janë dy udhërrëfyes që obligojnë jo vetëm Prishtinën, por edhe të gjithë të tjerët të cilët veprojnë në Kosovë, në bazë të një kontrate të qartë – të pranimit të sovranitetit kosovar”, ka shtuar Hysa.