E Shtunë, 31 Tetor 2026

Istogu voton më 11 prill, Parteshi më 20 qershor

Presidenti Fatmir Sejdiu ka nënshkruar vendimin, sipas të cilit, zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të Komunës së Istogut, më parë të shpallura për datën 4 prill 2010, të mbahen më 11 prill 2010.

Vendimi është marrë duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Nenin 56, pika 3 (b) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe Nenin 4, pikat 1 dhe 4 dhe Nenin 11, pikat 1 dhe 2 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe në marrëveshje me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po sot, Sejdiu ka nënshkruar vendimin që zgjedhjet lokale në Komunën e re të Parteshit, të mbahen sivjet më 20 qershor.

KQZ-ja udhëzohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në këto dy komuna, në përputhje me ligjin në fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›