E Diel, 1 Nëntor 2026

Niger vriten dy pengje franceze

Dy francezët e marrë peng dje në mbrëmje nga disa të panjohur ndërsa ishin në një restorant në Niger, janë vrarë në rrethana ende të paqarta.

Të dy janë gjetur të vdekur dhe mendohet të jenë vrarë në territorin e Nigerit.

Një zëdhënës i qeverisë kishte deklaruar pak orë më parë se ata ishin lokalizuar.

Më pas ka ndodhur një përleshje mes forcave të sigurisë dhe pengmarrësve në afërsi të Ouallam.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›