E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet të marrë fund ngrohja me energji elektrike

Arsyeja kryesore për sistemin e varfër energjitik nuk është mungesa e energjisë, por Rrjeti i Shpërndarjes. Së pari, ai është i vjetër dhe i varfër. Duhen bërë investime për të rinovuar sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike. Dhe, së dyti, rrjeti është i mbingarkuar.

Kushdo që ka qenë në botën e zhvilluar e di që shumica e nevojave të ngrohjes për konsumatoret individualë plotësohen nga gazi dhe jo rryma elektrike. Vetëm në Shqipëri njerëzit ngrohen me korrent. Nuk diskutohet që edhe një rrjet i përparuar do ta kishte vështirë të përballonte një ngarkesë aq të lartë në pikun e dimrit, dhe jo një i mjeruar si ky yni. Mendoj se Shqipëria duhet të investoje patjetër në një rrjet ngrohjeje me gaz. Kjo është zgjidhja më logjike për lehtësimin e krizës energjetike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›