E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaluan tashmë 18 vjet duke mbajtur në kurriz një grup të paaftësh

Më vjen çudi se si flitet këtu për Central Bërthamor për në Shqipëri. Jo vetem që kushton rreth 100 miliarde dollare, por don 20 vjet që të futet në funksionim. Gjë që pothuajse nuk ka të beje fare me krizat elektrike të perditshme në Shqipëri. Duhet t’i jepet zgjidhje problemit të rrymes elektrike që është tani dhe jo të mbahen shpresa se çfare do behet pas njëzet vjetëve.

I kemi kaluar tashmë 18 vjet, duke mbajtur në kurriz një grup drejtuesish që s’janë tjetër veç një grup hajdutësh sherrxhinj që zihen njëri me tjetrin se cilit i takon ajo pasuri kombëtare apo ajo karrige apo tjetra.

Kur ishte Socialistja në pushtet, krenoheshin se kishin hipur në karrige të duhura dhe Demokratët shaheshin e përbuzeshin. Ndërsa tani që Partia Demokratike është në pushtet, socialistët shahen dhe ulërijnë si ujqërit ndër male, veçse në veshë të shurdhër, se nuk don t’ia dijë kush. Kjo do të thotë që Shqipëria do ngelë pa drita për një kohë të gjatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›