Duhet të paguaj për Ferrarin, nuk kam para për fëmijët
Child Support Agency ka bërë një sondazh dhe ka mbledhur justifikimet më idiote të baballarëve të divorcuar, të cilët nuk pranojnë që të paguajnë për rritjen dhe ushqimin e fëmijëve të tyre.
Justifikimi më idiot është i një futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, që edhe pse merr 15 mijë euro në muaj, ka thënë se nuk mund të paguajë për fëmijët e tij, pasi paratë i duhen për të riparuar Ferrarin.
Një tjetër justifikim idiot është I një babai që thotë se nuk dëshiron që të paguajë për rritjen e fëmijës së vet, pasi është shumë i shëmtuar, duke qenë se i ka ngjarë të jëmës.
Ndërsa një tjetër ka thënë se nuk ka para për fëmijën, pasi do të çojë strucin për kurim tek veterineri.
Arsye të forta, apo jo?!