Retro/Press: Të vimë nër mënt
Per fat te kéq, aqe liksh kane aritur Shqipetaret sot, sa jane per te qare; é kéqia m’é madhé eshte sé as kane nisur édhé te mendonén ç’eshte per te bere, é te perpiqén per te vene mbe udhe te mbare punerat é tyré.
Shume duhét te punojme né Shqipetaret sot dhé per se shpéjti; po me pare nga te ghitha te shendoshim dashurine dhé velhazerine ne més tone; ndarja dhé armiqesia, qe na kane sjélhe bésete, te lipsén; éresiren é paditjes- é’cila na ka vérbuar aqe sa te mos te mundim te nohim te miren tone, po te rime mé kete dite si mos me keq, te perpiqémi t’a shprendajme, qe te ryjme dhé né ne réth te kombévét te ndrituare. ǒka te beje musulmaneria apo krishtéreria mé shqipetarerine? Musulmani te jéte musulman, i kristhéri i krishtér; po Shqiperia esht é te ghithevét né, dhé é te ghithevét eshte détyra te mendonémi é te bejm si eshte me mire per te.
Nuke do te na çalojne bésete qe mbesojme ghithekush, po te vime ner mént dhé te qélhojme me thélhe. Nuk é dime mé sa faresh jane ndare Inglizét, Ungrét, é te tjéra kombé? Po faré s’i ka ndalur bésa qe te benén si jane sot. Hélvécianet, te cilet, per véç bésavé, jane dhé tri faresh kombé dhe ghuhéra, burha mé mént é mé désherim per dhén é tyré, perpara Hélvécise ç’do ghe tjéter é lene me n’ane, dhé kur eshte fjala per ate, te ghithe si velhézer perpiqén, édhé, po t’a doje puna, hidhén dhé ne zjar, sé nuke kane ghe me te shtréñte é te dhémçur sa memedhéne. Po né Shqipetaret, qi kémi te ghithe ñi ghak dhé flasim te ghithe ña ghuhe, mbéture nga te lumurit stréghysherit tane, per sé nuke bejme dhé né kheshtu? Ghér kur do t’a leme te mjéren Shqipé-rine mé kete dite te zéze qe ghéndet ajo sot? Eshte névoje é madhé, sot me téper sé kurdohére, te punojme shume, sé vétem né kémi mbétur, nga ghithe kombét é Evropes, pa drite, pa shkolha mé ghuhe tone, rober te nérezve huaj dhé te politikes tyre te paudhe, te atyre qi duan dhé mundonén te na humbasin nga faq’é dhéut.
Disa nérez te poltikes kane zene te mbesojne dhé kane shkruar sé né Shqipetaret nuke do te mundim me te bejme ni komp; per sé kaqe léhtazi na é paskan prére keta per vdékjé? Sé na veshtrojne te ndare; pa mendjé per Shqiperi; trima te sherbojme qelhimet é te huajvét; te dobet per punerat tona.
Erhesir’ é paditjés na i ka pru te ghitha keto te keqia. E vertéta eshte se kémi shume armiq, po m’i madhi é m’i kéqi armik i Shqiperise eshte véte Shqipetari; édhé, né jémi mbajtur ghér me sot é quhémi akoma Shqipetare, na ka mbajtur flaga é trimerise, é ndérit dhé é zakonevét te shénteruar qi na kane mbétur préj sterghyshevé tane.
Shqiperia do drite; te hapim shkolha shqip neper tere Shiperine, qe véghelia te mesojne ne ghuhe te tyré, te mos présim te vine te huajte te na mesojne dhélperit é tyre per dem, é per humbjén é memedhéut tone. Keshtu kane bere dhé bejne ghithe kombét é qytéteruara. Eshte détyre é ghithe Shqipetarevé te perpiqén per kete te shentéruare pune. Disa thone sé forca dhé intrikat é armiqevé qe i kémi per réth na ndalojne te mos bejme ghe te mbare per né. Nuk eshte é vertéte, nuke; dhé é thom mé ze te nalt: né nuke duam, né po fléme ghumin é vdékjés, vétem é kémi fajne. I pavdékuri vjérshetor, mé shume té dréjte ka thene per Shqipetaret:
Kur ka pat lith bésen burh’ i Shqypnis
I ka pat shti dridhjén ghithe Rumélis.
Kémi perpara syve kombé me te dobeta ne fuqi dhé me te paka ne numer sé sa névé, te cilat kane bere punera te mbedha mé patur bashkim ne més te tyré dhé desherim per memedhén’ é per te mbaren é vét.
Nuke na ka mbétur me kohe per fjale; pune duhét; apo nuke ka ardh édhé koha te nohim te miren tone é te méndonémi névé véte per né?
ǒprésim? Apo présim préj te huéjve ghe te mire per né? Nuke, as ni s’na do te miren dhé mbrothesine tone, as nirit s’i dhembét per né; te ghithe armiqte dhé dhélperirat é tyré kerkojne te na copetojne dhé te na shuajne.
Shqipetare nga te ghithe anet! Mema jon’é dashure Shqiperia me s’munt te duroje kaqe te keqia. Te lidhim bésa bésen, te leftojme per te dréjtat é per ndérn’é Shqiperise dhé t’u reféjme te huajét sé rojme é duam te rojme mé ndér ne véndin tone, n’ate vént ku streghysherit tane nga jétera kane qendruare.
Rapo Palha