Milano lind djalë
Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 12:11
Alyssa Milano ka lindur një djalë.
Aktorja 38 vjeçare, e cila e vizitoi edhe Kosovën në vitin 2008 dhe është e martuar me aktorin David Bugliari, ka lindur në mëngjesin e së mërkurës.
Djali është rreth 3.5 kg i rëndë dhe quhet Milo Thomas Bugliari.
“Alyssa dhe burri i saj David me krenari e kanë lajmëruar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre dhe njoftojnë se si nëna ashtu edhe foshnja janë mirë”, tha zëdhënësi i çiftit.