Të lindësh në ajër
Një grua franceze ka bërë një lindje të pabesueshme. Ajo ka qenë duke udhëtuar me avion nga Milano nëParis, kur e kanë zënë dhimbjet dhe i kanë plasur ujërat. Me ndihmën e stafit të ekuipazhit, gruaja ka mundur që të lindë në ajër. Momenti emocionues është pritur me duartroktije nga ana e pasagjerëve të tjerë, të cilët janë bërë dëshmitarë të një lindje jo të zakonshme. Lajmi bëhet i ditur nga ANSA.