Goditi kryebashkiakun, pranga 37-vjecarit
PERRENJAS - Nje 37-vjecar u arrestua mbremjen e kaluar nga policia e Librazhdit, pasi akuzohet te kete goditur per shkak te detyres kryebashkiakun e Perrenjasit, Artur Topi. Burime policore thane dje se “Agim Kokonozi, 37 vjec, lindur dhe banues ne Perrenjas Fshat, ka goditur me grusht kryebashkiakun Topi, i cili ka pesuar demtime te lehta”. Ngjarja mesohet te kete ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, prane lavazhit “Tellorari”, ndersa dje eshte denoncuar nga kryebashkiaku.
F.S