Duka-Bexheti, kokë më kokë për Kosovën

Zëvendëspresidenti i Federatës të Futbollit te Maqedonisë (FFM), Rexhep Bexheti ka biseduar në Vlorë me presidenti e FSHF-së, Armand Duka rreth hapave të pas-pavarësisë të Kosovës dhe pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA e FIFA. "Kemi diskutuar me Dukën për cështjen e Kosovës dhe jemi pajtuar të dy palët se do të jemi partneri më serioz për ta ndihmuar atë në pranimin sa më të shpejt në UEFA. Në kongresin e UEFA-s që do të mbahet në mars të vitit 2009, Kosova do të pranohet si anëtare e plotë e UEFA-s. Edhe pse do të jetë muaji mars, kampioni i Kosovës dhe skuadrat tre skuadrat tjera të kreut të tabelës do të kenë mundësi të luajnë në kualifikimet për Ligën Kampioneve dhe Kupën UEFA", - tha për gazetën "Lajm" që botohet në gjuhën shqipe në Maqedoni, Zëvendëspresidenti Rexhep Bexheti.