E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: FSHF-ja me platformë të re në 4 vitet e ardhshme

"Falenderoj të gjithë ata që më besuan përsëri, gjithashtu edhe konkurrentët. Theksoj se kritikat e tyre do të përfshihen në platformë, pasi duhet bërë një punë e madhe për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në futboll", u shpreh Duka menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ndërsa i ftoi rivalët e tij që të punojnë së bashku.

Duka fitoi zgjedhjet për kreun e Federatës gjatë Asamblesë së zhvilluar në hotel "Adriatik" në Durrës, ku mori votat e 49 delegatëve, kundrejt 15 votave të mara nga kandidati Refik Halili, President i Tiranës dhe 1 vote të marë nga Rudi Vata, ish-futbollist i Kombëtares Shqiptare.

Kurse Rudi Vata e pranoi rezultatin: “Çdo gjë shkoi qetë. Shpresoj që kjo zgjedhje t'i sherbejë sportit. E pranoj humbjen. Në futboll është pjesë e lojës". Në punimet e Asamblesë së FSHF-së, ishin të pranishëm ministri i TKRS-së, Ferdinand Xhaferraj dhe zëvendëspresidenti i FIFA-s, Federico Villar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›