Universiteti i Tiranës propozon 5 600 kuota pranimi
Propozimet do të shqyrtohen nga MASH-i, dhe më pas do të dërgohen për miratim në këshillin e Ministrave. Krahasuar me një vit më parë, propozimet e Universitetit të Tiranës janë rritur me 300 kuota.
Këto kuota janë përcaktuar pas rishikimit të ambienteve përkatëse të cdo fakulteti, duke bërë që në total, përfshirë studimet me kohë të plotë dhe të pjesshme të propozohen rreth 6 900 kuota për vitin akademik 2010-2011. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në bazë të përllogaritjes së gjithë të komponentëve të Maturës Shtetërore.
Ajo që bie në sy është propozimi i Fakultetit të Ekonomisë, i cili ka propozuar 100 kuota më pak se viti i kaluar.
Ndërkohë, Universiteti i Tiranës ka propozuar edhe tarifën vjetore të shkollimit, ku thuajse në të gjitha fakultetet do të ketë rritje. Kështu, tarifa për Fakultetin e Mjekësisë është propozuar të jetë 40 mijë lekë, ndërsa për Infermierinë është propozuar të jetë 30 mijë lekë.
Fakulteti i Drejtësisë ka propozuar një rritje prej 5 mijë lekësh, duke e cuar në 40 mijë tarifën vjetore. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës tarifën më të lartë do ta ketë Informatika me 45 mijë lekë, ndërsa degët e tjera do ta kenë tarifën vjetore 15 mijë lekë.