Athinë, ekzekutohet me thikë një shtetas shqiptar
Policia greke bën të ditur se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur prej fqinjëve të tij në korridorin e pallatit ku ai banonte. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, por asnjëri prej banorëve nuk ka dëgjuar diçka të pazakontë.
Fqinjët e viktimës thonë për mediat vendase se ai kishte një sjellje normale, dhe pak njerëz e vizitonin banesën e tij. Trupi i shqiptarit është dërguar në morgun e spitalit të Athinës për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërkohë që policia ka filluar hetimet për gjetjen e autorëve të krimit.