E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: Gramshi po mbyll një kampionat plot surpriza

Nga Artan Paja

Futbollisti elbasanas, Endri Duka, i cili luan me Gramshin prej 4 sezonesh radhazi, flet me nota mjaft pozitive për këtë kampionat. Sipas tij, kampionati që mbyllet me transfertën e sotme me Besën, ka qenë i mbushur me surpriza dhe emocione, që janë janë përshëndetur gjatë nga tifozëria vendëse.

Në këndvështrimin e Dukës, vend të veçantë zë puna e palodhur e stafit drejtues, harmonia e grupit të futbollistëve dhe gjithçka që ka të bëjë me disiplinën dhe korrektësinë gjatë seancave stërvitore e ndeshjeve zyrtare.

”Eshtë bërë një punë, që vlen të admirohet nga të gjithë faktorët kryesorë të futbollit gramshiot, sidomos nga sportdashësit vendës. Po mbyllim një kampionat të bukur, të mbushur me surpriza, ndërkohë që kemi pasur edhe ndeshje zhgënjyese, që na kanë spostuar në renditje. Gjithsesi, ndihemi krenarë për pozicionin që mbajmë në tabelën e klasifikimit.

Mendoj se sezonin e ardhshëm Gramshi do të dijë ti bëjë ballë konkurrencës dhe rivalëve të tij, falë aftësive që kanë futbollistët. Ndeshja ndaj Besës në Kavajë është vlerësuar nga ne dhe besoj se do të marrim pikë, – është shprehur për Sportin shqiptar Endri Duka.

Ndërkaq, stafi teknik, i udhëhequr nga trajneri Mustafaraj, ka vijuar seancat stërvitore paraditen e së premtes. I dëmtuar mbetet mesfushori Amarildo Lezi, i cili nuk do të jetë pjesë e formacionit në transfertën e Kavajës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›