E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi shkarkon Tovërlanin

Afrim Tovërlani më nuk është trajner i Hysit. Drejtuesit e kësaj të fundit të premten pas një mbledhje kanë vendosur ta shkarkojnë trajneri prishtinas nga detyra pasi nuk arritur ta realizoj qëllimin kryesor që ishte mbrojtja e titullit të kampionit.

“Objektivi kryesor në fillim ishte mbrojtja e titullit të kampionit. Pas rezultateve dëshpëruese tash jemi jashtë garës për titull , prandaj vendosëm që Tovërlani të mos jetë më trajner i yni. Kjo ishte arsyeja për kryesore për largimin e tij”, ka thënë shefi ekzekutiv i llapjanëve Afrim Macula për të përditshmen Sport.

Në anën tjetër ish trajneri i Prishtinës dhe Trepçës ’89 ka thënë se ka ndërprerë bashkëpunim me bardh e zinjtë pas një marrëveshje të dyanshme dhe krejtësisht miqësore.

Deri në fund të sezonit ekipin nga Merdara do ta drejtoj ndihmësi, Fadil Ademi, i cili vitin e kaluar kishte arritur ta shpall Hysin kampion të Kosovës.

Pas 28’të xhirove në Superligë, Hysi zë vendin e katërtë n¡ tabelë me 47 pik të tubuara, gjashtë më pak se lideri Prishtina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›