Duka: Janë përjashtuar pesë gjyqtarë

www.albania-sport.com - Pesë gjyqtarë të edicionit 2009-2010 futbollistik janë përjashtuar. Deklarata është dhënë nga presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë “Procesit sportiv” në Top-Channel.
“Gjyqtarët akuzohen edhe për korrupsion dhe këtë nuk mund ta pranoj. Mos harroni se ata janë nën presion nga drejtuesit e klubeve”, - theksoi Duka.
Në lidhje me shpenzimet për trajnerët e huaj (5 të tillë gjatë 8 viteve si president të Dukës), kandidati për mandatin e tretë si president tha:
“Nuk jam me idenë që po harxhohet shumë për trajnerët apo grumbullimet. Nëse do të mendojmë kështu, atëherë nuk kemi për të arritur askund”.
“Objektivi në Europian? Mund të them se jam i kënaqur me vendin e 3 ose të 4”, - përfundoi Duka.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 02 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili