E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbi: Nuk dua të shënoj kundër Skënderbeut

www.gazetaret.com - Besa (40 pikë) do të përballet me Skënderbeun (21) në javën e parë të fazës së tretë (e 23-ta kalendarike) dhe për ish-kapitenin e korçarëve, Bledi Shkëmbi, tashmë në forcë te kavajasit, ndeshja ka një shije të veçantë.

“Luaj kundër ekipit të vendlindjes, por tani i përkas Besës dhe këtu te skuadra kavajase, më duhet të jap maksimumin”, - thotë Shkëmbi, i cili në Shqipëri ka luajtur edhe me fanellat e Teutës dhe Partizanit, por dhe 14 herë atë të përfaqësueses.

I mbërritur te Besa gjatë merkatos dimërore pas një odiseje të gjata polemikash midis lojtarit dhe klubit të Skënderbeut, aq sa u shndërrua edhe një çështje për Komisionin e Disiplinës dhe Apelit në FSHF, 30-vjeçari Shkëmbi ende nuk ka shënuar me fanellën e Besës gjatë katër takimeve (360 minuta) ku ai ka luajtur nga java e 19-të e fazës së dytë.

“Më mungon goli dhe nuk e fsheh dëshirën për të shënuar. Nuk dua të shënoj kundër Skënderbeut. Nëse do të ndodhte të shënoja kundër Skënderbeut kurrsesi nuk do ta teproja për ta festuar”, - thotë mesfushori Shkëmbi për “Sport Ekspres”, i cili gjatë këtij sezoni ka shënuar dy gola në 15 ndeshje me skuadrën korçare.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 02 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›