Duka: PS ka ndryshuar programi, nuk janë premtimet që bëri në fushatë
TIRANË- Deputeti i PR-së, Agron Duka i ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNEWS24, gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Nisida Tufa konfirmoi faktin se PS ka ndryshuar programin qeverisës.
Duka, i cili ashtu si deputete e tjerë është njohur mesditën e sotme me programi ne qeverisë “Rama”, solli argumentet dhe krahasimet e premtimeve që socialistët bënë në zgjedhjet elektorale të cilat sipas tij janë ‘modifikuar’ në programin që pritet të marrë miratimin e Kuvendit.
“Shikoj se ka një farë ndryshime, nuk është programi elektoral nga ai i paraqitur. Në programim elektoral thuhet se do hiqej TVSH e imputeve bujqësore, tani thuhet do reduktohet. Agjencia Kombëtare e Ushqimit që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve ishte programuar të atashohej pranë Ministrisë së Bujqësisë , tani varet nga Ministria e Shëndetësisë. Duhet parë, mënyra e vendosjes së institucioneve të ndryshme në varësi të institucioneve të ndryshme. Përshembull sportet, thuhet se ato do përfaqësoheshin në Ministri më vete. Ministria e Sporteve duhet të varej nga sportet, tani janë të atashuar në Ministrinë e Arsimit. Kjo stonon, pasin nuk ishte parashikuar kështu”, theksoi Duka, teksa shtoi se 48 orë nuk janë të mjaftueshme për tu njohur me programin.
Ju keni marrë programin?
Kur dëgjova se nuk donin të jepnin kohë për programin, dhe zoti Ruci sipas Palokës kishte thënë se nuk kemi ardhur për t’iu dëgjuar, mu duk vendim arrogant, por pastaj jam i kënaqur që u arrit konsensusi.
Cfarë mungon në program dhe ku ka vend për diskutime?
Kosto e këtyre angazhimeve që merren dhe burimet financiare nga ku do nxirren këto para.
Duke iu rikthyer votimit të Ilir Metës, si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Duka vlerësoi se rrjedhja e votave nga ana e të djathtëve nuk duhet të cilësohet si ‘përcarje’, por si preferencë personale. Ai rikonfirmoi edhe një herë më shumë votën kundër Ilir Metës për kryeparlamentar.
“Pati aludime edhe për PR, por për të hedhur poshtë aludimet bëmë deklaratën tonë dhe PDIU dhe PDK deklaruan se kanë votuar kundra kandidaturës. Nuk mendoj se është kaq e qënësishme, pasi ka të bëjë me preferenca personale, nuk është tregues i përcarjes së opozitës
Ju si votuat?
Ne e kemi deklaruar votën tonë, kundra kandidaturës, por kjo nuk do thotë se kjo rrjedhje e votave përbën problem. Do ketë kohë kur opozita të tregojë unitetin e saj.
I pyetur nëse opozita do të ketë përcarje në të ardhmen, Duka theksoi: “Nuk jam në gjendje të jap në përgjigjie te saktë, por sipas opinionit tim mendoj se nuk do ketë përcarje, mund të ketë vetëm pakënaqësi të momentit, për shkak dhe të zgjedhjes së kreut të ri të saj. Mendoj dhe shpresoj që opozita të jetë e unifikuar. Të gjithë u shërben një mazhorancë dhe opozitë e unifikuar”.
(e.m/BalkanWeb)