E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi 36-vjecarin për borxhin e pashlyer, arrestohet autori

TIRANË- Arrestohet Simon Gjin Leka, i shpallur në kërkim për plagosjen e 36-vjecarit Erjon Çoba, më 29 gusht në afërsi të Alliasit në Trianë. 

Burime nga policia e Tiranë bëjnë me dije se Simon Gjin Leka 32-vjec ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një vrasje në Mirditë, ndërkohë që është liruar nga burgu para dy viteve. Të njëjta burime konfirmojnë për gazetarin Spartak Koka se 32-vjecari ka qenë i arrestuar në Lezhë në vitin 2011 për ‘armëmbajtje pa leje’, duke u cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 32-vjecari u arrestua nga seksioni i patrullës “Shqiponja”, në një lokal në kryeqytet, ku ka tentuar ti bëjë rezistencë policisë.

Plagosja u shënua më 29 gusht, teksa 36-vjecari udhëtonte me motor drejt banesës së tij pranë zonës së Alliasit në kryeqytet. Pas një debati mes të dy palëve që kishte si shkak një borxh të pashlyer, Simon Leka ka hapur zjarr duke plagosur Erion Çobën. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›