E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: Shpresoj te presidenti Topi

Mbledhja e djeshme e Komitetit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit nuk ka sjelle ate qe pritej, sidomos pas lajmit te pare se ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, arriti te gjeje gjuhen e perbashket me sekretarin Bici. Takimi i djeshem mes ministrit Pango dhe sekretarit te Pergjithshem te FSHF-se, Arben Bici prodhoi edhe kompromisin e madh per "ngrirjen" e nenit 53 sipas udhezimeve te FIFA-s e UEFA-s, ku Pango kishte shtuar edhe togfjaleshin "federata funksionin sipas ligjeve shqiptare ne fuqi". Por, "ngrirja" e disa oreve u "shkri" shume shpejt pas mbledhjes se ekzekutivit te futbollit shqiptar, te cilet nuk moren nje vendim konkret pas nje ore e gjysme bisede. Vete presidenti Duka, pas mbledhjes, deklaroi se federata eshte e informuar per gjithcka po ndodh se mbeshtet fort iniciativen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, per te zgjidhur kete konflikt trevjecar. "Ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit u shqyrtua ceshtja e konfliktit. Ajo qe mund te them eshte se FSHF-se eshte e mirinformuar per situaten dhe mbeshtet iniciativen e Presidentit Topi per zgjidhjen e situates. Ne kemi pasur gjate kesaj periudhe nje korrespondence me FIFA-n dhe UEFA-n, ku jemi udhezuar per ate cfare duhet te bejme", deklaroi presidenti i FSHF-se, Armand Duka. Me pas, Duka tregon se eshte ne dijeni te gjithckaje dhe se eshte njohur me propozimin e bere nga ministri Pango, por, ndryshe nga sa pritej, ai nuk e pranoi nje propozim te tille, duke theksuar se dicka te tille do ta beje vetem sot ne takimin trepalesh me presidentin Topi. "Komiteti Ekzekutiv bisedoi gjate per zgjidhjen e situates dhe ishte ne dijeni per propozimin e bere nga ministri Pango, por dua te takohem personalisht me te", deklaroi Duka duke hedhur poshte te gjitha ato qe ishin thene ne oret drekes rreth nje kompromisi te shpejte. Por, si per te qetesuar disi ujerat, kreu i federates nuk ngurroi te ofrohet per zgjidhjen. "Ne do te japim kontributin tone maksimal qe kjo situate te zgjidhet perfundimisht, por do te jemi ne pritje per te pare angazhimin e ministrise", perfundoi deklaraten e tij presidenti i FSHF-se, Armand Duka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›