E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo, helm per tre armiqte e tij

Jeton Selimi

Ne Premier Lige

Murinjo vs Ferguson: 3 fitore, 2 barazime, 1 humbje

Murinjo vs Venger: 2 fitore, 4 barazime, 0 humbje

Murinjo vs Benitez: 5 fitore, 1 barazim, 1 humbje

I pa parashikueshem Zhoze Murinjo qe, shtate muaj nga largimi i tij nga Celsi, i ka dorezuar shtypit librin "Jose Muorinho-Born Winner", qe do te thote "Zhoze Murinjo-Fitimtar i lindur", ne te cilin ngacmon futbollin anglez. Ose me mire, tre rivalet e tij te perhershem te shekullit, Ser Aleks Ferguson, Rafa Benitez dhe Arsen Venger. I njejte mesazhi i derguar ish-kolegeve: "Ju nuk do te beheni kurre te vecante si une", si dhe plot numra qe konfirmon se, nese nuk do te ishin ato, gjithcka do te ishte vetem mendjemadhesi dhe asgje tjeter. Por, ai te mendjemadhesia ka ndertuar nje pjese te madhe te personazhit te tij, eshte i bindur per argumentet e tij dhe nuk e ka aspak problem t'i shkruaje: "Anglezet vdesin per statistika - lexohet ne rreshtat e pare te biografise botuar nga "Daily Mirror". Por a e dini se perqindja e fitoreve te Vengerit ne Premier League eshte 50%? Ose qe Fergusoni ne te njejtin numer ndeshjesh mezi ka marre tre piket? Celsi im i ka mposhtur te gjitha numrat, ka arritur me shume se 70 suksese ne kampionat dhe ka fituar dy tituj rresht, duke i lene trajneret e tjere te Premier Liges ne nje krize nervash". Edhe pse Ser Aleks Ferguson eshte vetem nje hap larg titullit te tij te dymbedhjete ne kampionat, Benitez eshte prane finales se trete te Liges se Kampioneve dhe Arsenali i Vengerit luan futbollin me te mire, Murinjo nuk terhiqet pas asnje presje nga bindjet e tij: "Ne historine e Premier Liges, une jam trajneri i pare qe ka triumfuar ne sezonin e tij te pare. Sa vite u eshte dashur Vengerit dhe Fergusonit per te fituar titullin e pare? Pese. Kjo do te thote se jam nje trajner me i mire se Ferguson dhe Benitez? Jo. Por, ne te njejten kohe nuk jam me i keq se ata. Mbase kam fituar shume shpejt dhe ndjehem viktime e suksesit tim".

Rivalet

Por shtrengata e tij ndaj Fergusonit&CO eshte vetem fillimi. "Te njejtat persona qe thone se Murinjo i ka blere trofete e tij, harrojne te gjitha investimet e bera nga Mancester Junajtid gjate ketyre viteve. Keni qejf te flasim se sa ka kushtuar Rio Ferdinand (33 milione sterlina, ose gati 41 milione euro)? Ose te asaj qe dikush mund te mendoje kur degjon se Rafa Benitez ka 70 milione sterlina (gati 87 milione euro) per te shpenzuar ne fushaten e ardhshme te blerjeve? Po sa kampionate ka fituar Benitez qe kur eshte te Liverpuli? Zero. Po sa emra jane sugjeruar nga shtypi per ta zevendesuar? Zero". Edhe ndaj Vengerit, me te cilin Murinjo ka pasur nje raport te keq, nuk jane kursyer thumbat. Nese ne librin e Murinjos ai pyet "se sa vjet i jane dashur shtypit per te zbuluar se Vengeri do te shkarkohet ose jo" (pergjigjja eshte 10 vjet), ai e akuzon Vengerin se gjate ketyre viteve e ka spiunuar fshehtazi sepse ishte xheloz per suksesin e tij. Dhe, si per konfirmuar pasionin anglez per numrat, "Daily Telegraph" ka dashur te perballe 19 ndeshjet e Premier Liges qe kane pare Murinjon perballe tre armiqve te tij, duke zbuluar se portugezi ka fituar 10 dhe ka humbur vetem 2 takime. Ja rezultatet ne detaje: Murinjo vs Ferguson: 3 fitore, 2 barazime, 1 humbje. Murinjo vs Venger: 2 fitore, 4 barazime, 0 humbje. Murinjo vs Benitez: 5 fitore, 1 barazim, 1 humbje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›