Duka Shqiperia e ka nje trajner

Pas gati nje jave trajtim gjendja shendetesore e trajnerit Kuzhe eshte mjaft e mire. Keshtu mjeket kane pohuar nje dite me pare se tekniku kroat i kombetares shqiptare shume shpejt mund te lere spitalin. Bluzat e bardha nga ana tjeter nuk kane dhene asnje informacion per sa i perket te ardhmes profesionale te Josip Kuzhese duke lene keshtu pezull anetaret e Federates Shqiptare te Futbollit te cilet duken se nuk po mundohen te gjejne nje zevendesues. Nje gje te tille e vertetoi vete kreu i ketij institucioni presidenti Armando Duka i cili ka bere te ditur se kombetarja e ka nje trajner. Sot dje mu duk ne gjendje normale si nje pacient qe ka kaluar nje semundje. Po gjithsesi ajo eshte nje semundje e rende dhe do kohe qe te sherohet plotesisht. Sipas bisedes qe beme edhe me mjeket ai ka mundesi qe brenda ketyre diteve te dale nga spitali dhe te vazhdoje trajtimin ne shtepi. Une e konsideroj qe ne e kemi trajnerin aq me teper tashme jemi ne ndeshje pas 24 oresh do luajme me Bosnjen - tha Armand Duka. Ne fund te fjales se tij presidenti i FSHF-se u shpreh se mungesa e Kuzhese ne fushen e lojes do te jete nje motiv me shume per kuqezinjte qe marrin tri piket.