E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi viziton Kuzhene shte ne gjendje te mire

Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi i shoqeruar nga Kreu i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka vizitoi dje paradite ne pavijonin e Neurologjise te Spitalit Amerikan trajnerin e ekipit kombetar te futbollit Josip Kuzhe i cili ndodhet i shtruar prej disa ditesh ne kete spital si pasoje e nje hemorragjie cerebrale. Presidenti Topi zhvilloi nje bisede te shkurter e te ngrohte me trajnerin kroat te kombetares shqiptare te futbollit duke i uruar sherim sa me shpejte. E ndieja si nje detyrim qytetar ne radhe te pare por edhe nga pozicioni im per te pare nga afer gjendjen e trajnerit Kuzhe. Fatmiresisht eshte nje gjendje stacionare nje gjendje e permiresuar fale edhe nje kujdesi mjaft te kualifikuar te ekipit mjekesor por edhe fale fatit te tij sepse jane patologji shume te renda te cilat ne mjaft raste per fat te keq kalojne keq. Por kesaj radhe ai eshte njeri me fat. Erdha per ta pershendetur per ta pare sepse trajneri Kuzhe eshte bere pjese e struktures se ekipit kombetar pjese e emocioneve tona te ekipit kombetar keshtu qe deshiroj qe ta pershendes edhe nje here - tha per mediat Presidenti Topi. Gjate kesaj vizite ky i fundit u shoqerua edhe nga mjeku specialist Fatos Olldashi dhe drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodi Allajbeu te cilet e informuan per gjendjen shendetesore te trajnerit Kuzhe. Vizita e Presidentit te Republikes tek trajneri i ekipit kombetar ishte mjaft e rendesishme per kroatin duke qene se erdhi nje dite perpara ndeshjes mjaft te rendesishme qe kombetarja shqiptare do te zhvilloje ndaj Bosnje-Hercegovines.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›