SHBA 95 mije vende pune te humbura
Ekonomia amerikane ka marre nje tjeter goditje pasi 95 mije vende pune jane humbur vetem ne shtator.
Te dhenat jane publikuar nga Departamenti i Punes sipas te cilit humbja e muajit te kaluar ishte pothuajse dyfishi i humbjeve te regjistruara ne gusht 54 mije vende.
Megjithate perqindja e personave qe aktualisht jane pa pune mbetet ne kuoten 9.6 per qind ben te ditur Departamenti i Punes.
Lista e pagave te qeverise amerikane pesoi nje renie dhe punesimet nga ana e sektorit privat kane qene me te uleta se parashikimet.
Lajmi ne fjale ka rritur parashikimet se Federal Reserve do te ndermarre aksione te metejshme.
Cdo levizje e bere nga FED per te nxitur ekonomine pritet te perfshije me teper blerje asetesh sesa shkurtime te metejshme te normes se interesit.