Kryeministri boshnjak Xhaferajt Sporti fusha e pare ku miqte duhet te takohen

Ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferndinad Xhaferaj takoi dje Kryeministrin e Bosnje-Hercegovines Mustafa Mujezinovi. Takimi perkonte me nje nga ditet me te shenuara te dy vendeve pasi dje Parlamenti Evropian mori vendimin per heqjen e vizave cka mundeson levizjen e lire te qytetareve ne zonen Shengen. Per sa i perket ketij takimi burime prane kesaj ministrie bene me dije se u realizua ne kuader te zhvillimit te turizmit dhe ekonomise midis dy shteteve. Ministri Xhaferaj pas takimit qe zhvilloi me Kryeministrin boshnjak shprehu kenaqesine e tij per viziten e Mujezinovi dhe te delegacionit qe e shoqeronte ne kete dite historike. Ai nuk la pa permendur perballjen sportive te kombetareve te dy vendeve qe do te zhvillohet sot ne stadiumin Qemal Stafa. Ministri Xhaferaj theksoi Ky event sportiv vec te tjerash i afron dhe me shume dy popujt. Me tej ministri u ndal edhe tek fakti se Republika e Shqiperise ka vendosur ambasadorin ne Bosnje duke e cilesuar kete si nje motiv me shume per MTKRS per te zgjeruar marredheniet ne fushat e interesit te perbashket si turizmi kultura rinia dhe sporti. Nga ana tjeter Mujezinovi u shpreh se edhe per te qe nje kenaqesi e vecante prezenca ne MTKRS ne kete dite te shenuar per dy vendet. Per te gjitha keto pervec ndeshjes se te premtes jemi ne fitore te perbashketa - nenvizoi ai. Por ndonese foli per nje sfide te vertete ne ndeshjen e se premtes Kryeministri boshnjak theksoi se sporti eshte fusha e pare ku miqte duhet te takohen. Per sa i perket turizmit ai nenvizoi faktin se ne Bosnje ka pasur nje numer shume te madh turistesh dhe se turistet e Bosnjes kane qene te kenaqur nga vizitat e tyre ne Shqiperi. Turizmi eshte pika kyce e nje ekonomie te frytshme dhe kjo eshte primarja midis dy vendeve ku kemi plane shume te mira per te ardhmen te cilat mendohet te finalizohet ne sukses - pohoi Mujezinovi. Nga ana e tjeter Xhaferaj theksoi se Kryeministri i Shqiperise ka marre nje angazhim sa i takon turizmit. Ketu ai permendi faktin se per shkak te fokusimit te politikave ne zhvillimin e turizmit numri i turisteve qe vizitojne Shqiperine eshte rritur ndjeshem dhe se vetem ne kete vit pritshmeria eshte ne shifrat e 3.5 milione vizitoreve. Gjate takimit Mujezinovi shprehu edhe deshiren e nje linje ajrore mes Tiranes dhe Sarajeves cka do te afronte hapesirat turistike dhe kulturore midis dy vendeve.